Romano: Disa klube angleze provuan të kontaktonin Mbappen

Futboll

Romano: Disa klube angleze provuan të kontaktonin Mbappen

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 16:28
Kylian Mbappe

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka zbuluar disa prapaskena që ndodhen afatin veror të kaluar për sulmuesin Kylian Mbappe.

Francezi sot (e hënë) zbuloi se kishte kërkuar largimin nga PSG, por që në fund nuk ndodhi.

Tani, Fabrizio ka zbuluar se disa klube angleze provuan të kontaktonin Mbappen gjatë muajve prill dhe maj.

“Është e vërtetë që disa klube angleze provuan të kontaktonin Mbappe në prill/maj, por Real Madrid kishte kontrollin e plotë të situatës”.

“Mbappe iu tha shumë bashkëlojtarëve të PSG-së gjatë gushtit se dëshiron kalimin te Real Madrid, është ëndrra e tij”, tha ai.

Ndërkohë, Mbappe pritet që verën tjetër të bëhet lojtar i Real Madridit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat