Nuza referon Çeki - Kazakistan

Futboll

Nuza referon Çeki - Kazakistan

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 12:55
Nuza referon Çeki - Kazakistan

Njëri nga gjyqtarët më të mirë të Kosovës në vitet e fundit, Genc Nuza është deleguar nga UEFA për ndeshjet kualifikuese të Grupit 13 për Evropianin “Rumania 2021”, që do të zhvillohen në qytetin çek, Opava.

Nuza do të jetë gjyqtar kryesor në ndeshjet Çeki-Kazakistan.

Kjo ndeshje luhet më 6 tetor, si dhe në ndeshjen e dytë Danimarkë-Kazakistan, më 9 tetor.

Atij në këto dy ndeshje do ti asistojë gjyqtari tjetër kosovar, Besnik Morina. Ndërkaq, në ndeshjen e tretë të këtij grupi Çeki-Danimarkë, do të jetë gjyqtar i katërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat