Mbyllen hetimet për Platininë dhe Blaterin

Futboll

Mbyllen hetimet për Platininë dhe Blaterin

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 14:19
Mbyllen hetimet për Platininë dhe Blaterin

Dy ish-drejtuesit e lartë të futbollit europian dhe botëror, Mishel Platini dhe Sep Blater së shpejti mund të dalin në gjyq për çështjen e 2 milionë frangave zvicerane që pretendohet se ish-presidenti i FIFA-s i pagoi francezit Platini.

Pas gjashtë vitesh procedurash, prokurori federal zviceran ka njoftuar se do të ngrejë një akt-akuzë kundrejt dy drejtuesve të cilët së shpejti do të duhet të përgjigjen në gjykatën penale federale në Belinzona.

Prokurori zviceran konfirmoi për “L’Equipe”: “Palët janë njoftuar me letër se prokurori e konsideron hetimin të përfunduar dhe se synon të fillojë ndjekjen kundër Platini dhe Blater”.

Prokurorisë i takon të mbledhë provat e nevojshme për të zhvilluar gjykimin që do të fillojë në rast të ndezjes së dritës jeshile nga gjykata. Platini u mbrojt duke deklaruar se kjo shumë duhet t’i paguhej rregullisht për konsulencën e FIFA-s, ndërsa akuza kundër Blater vazhdon për “mashtrim të dyshuar”, “shkelje të besimit”, “menaxhim të pandershëm” dhe “falsifikim të letrave me vlerë”.

Versioni i lëshuar nga dy të dyshuarit nuk e bindën aspak prokurorinë zvicerane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat