Pellegrini: Na vjen keq

Futboll

Pellegrini: Na vjen keq

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 19:00
Pellegrini: Na vjen keq

Nëse Italia ka qëndruar në garë deri në fundin e takimit, merita i takon edhe Lorenco Pelegrinit. Ka qenë ai që ka shënuar golin që ka rihapur sfidën, ndonëse në fund goli i tij ka vlejtur vetëm për statistikë.

Duke folur pas ndeshjes, sulmuesi i Romës ka nënvizuar se kanë qenë episodet ato që kanë vendosur fatin e takimit.

“Na vjen vërtet keq, sepse mund të kishte rezultuar ndryshe në fund.

Mund dhe duhet të kishim bërë më mirë, por në ndeshje të tilla diferencën e bëjnë episodet dhe këtë herë nuk shkoi për ne. Kartoni i kuq i Bonuçit? Mendoj se është një përplasje në lojë, që mund t’i ndodhë kujtdo. Ne kemi besuar deri në fund”, ka thënë ai për “RAI”-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat