Interesim i çmendur për Shqipërinë

Futboll

Interesim i çmendur për Shqipërinë

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 14:49
Interesim i çmendur për Shqipërinë

Futbollistët aktual të Shqipërisë kanë rikthyer dashurinë për Kombëtaren.

Shumë kohë pa parë një interesim kaq të madh për kuqezinjtë, teksa shumë ditë para ndeshjes me Poloninë, kemi “Sold-Out”.

Të gjitha biletat janë shitur në “Air Albania” për përballjen me Kombëtaren Polake, atje ku do të diskutohet edhe vendi i dytë.

Janë rreth 22.000 bileta të shituara deri në këto momente, ndërsa ferri e pret Poloninë në Tiranë, atje ku tifozët kanë menduar edhe për shumë surpriza që do t’i shpalosin në ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat