Shqiptari shënon për Maqedoninë e Veriut

Futboll

Shqiptari shënon për Maqedoninë e Veriut

Nga: K.G. Më: 8 tetor 2021 Në ora: 22:15
Shqiptari shënon për Maqedoninë e Veriut

Futbollisti Ezgjan Alioski është në formë të mirë dhe shënon për Maqedoninë e Veriut. 

Maqedonia ka shënuar fitore me rezultat 4:0 ndaj Lihteshtajnit, në ballafaqimin që u luajt në Vaduz.

 Alioski realizoi nga penalltia në minutën e 66-të, ndërsa golin e parë e shënoi Velkovski në minutën e 39-të dhe atë të tretin Nikollov (74’), si dhe Churlinov (83’). 

Arian Ademi dhe Ezgjan Alioski paraqitën nga minuta e parë, të cilët u zëvendësuan në minutën e 70-të.

Ndeshja ishte e vlefshme e grupit J të kualifikueseve për Kampionatin Botëror. Gjermania kryeson me 18 pikë, ndërsa Maqedonia është në vend të dytë me 12 dhe Lihteshtejni në fund me 1 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat