Gjermania mezi e mposht Rumaninë 

Futboll

Gjermania mezi e mposht Rumaninë 

Nga: Kemajl Goca Më: 8 tetor 2021 Në ora: 22:41
Gjermania mezi e mposht Rumaninë 

Futbollistët Serge Gnabry e Thomas Muller janë trimat e fitores së Gjermanisë, me rezultat 2:1 ndaj Rumanisë. 
Një fitore e mundimshme por shumë e ëmbël e djelmoshave të selektorit Flick.

Hagi kaloi në epërsi Rumaninë në minutën e 9-të. 

Në pjesën e dytë ndryshuan gjërat dhe gjermanët përmbysën epërsinë e rivalit. 

Gnabry shënoi në minutën e 52-të pas asistimit të Reus dhe Muller në atë të 81-tën pas asistimit të Goretzskas.
Rumunët ishin shumë afër befasisë në Hamburg, por të pafat në fund.

Gjermania kryeson me 18 pikë pas shtatë xhirove në Grupin J në kuadër të kualifikueseve  për Kampionatin Botëror, duke lënë pas Maqedoninë e Veriut me 12 pikë, Armeninë 12, Rumania 10, Islanda 5 e Lihteshtajnin me 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat