Rekordi i jashtëzakonshëm i Gnabryt

Futboll

Rekordi i jashtëzakonshëm i Gnabryt

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 23:18
Gnabry

Gjermania arriti një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Rumanisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Botërorit “Katar 2022”.

Edhe pse Gjermania ishte në disavanazh pas pjesës së parë, ata u rikthyen në pjesën e dytë me dy gola për të përmbysur rezultatin dhe fituar ndeshjen.

Serge Gnabry (52′) dhe Thomas Muller (81′) ishin realizotërt e Gjermanisë në këtë ballafaqim.

Gnabry mund të quhet një “makineri” e Kombëtares së Gjermanisë, pas ka një rekord të pabesueshëm me ‘panzerët’.

Me golin e sotëm të realizuar, Gnabry tani ka arritur golin e tij të 20-të në vetëm 30 paraqitje me Gjermaninë, duke i shtuar edhe gjashtë asistime të tjera, për ta bërë një rekord vërtet të jashtëzakonshëm me pjesëmarrje të 26 golave në total në 30 paraqitje.

Thomas Muller në anën tjetër regjistroi golin e tij të 40-të me Gjermaninë, duke u bërë gjermani i nëntë gjerman që e prek këtë shifër.

Rekordin për më së shumti gola të realizuara për Kombëtaren e Gjermanisë, e mban Miroslav Klose me 71 gola të shënuara mes 2001-2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat