Romelu Lukaku largohet nga kampi i Belgjikës

Futboll

Romelu Lukaku largohet nga kampi i Belgjikës

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 09:28
Romelu Lukaku

Sulmuesi i Belgjikës, Romelu Lukaku është larguar nga kombëtarja për shkak të “lodhjes së muskujve”, ka konfirmuar trajneri, Roberto Martinez.

Sulmuesi i Chelseat, Lukaku do të humbasë ndeshjen e “play-off” të Ligës së Kombeve kundër Italisë në Torino të dielën.

28-vjeçari shënoi golin e dytë të Belgjikës dhe luajti 90 minuta në humbjen e tyre 3-2 në gjysmëfinale nga Franca të enjten.

Chelsea, i cili kryeson tabelën e Ligës Premier pas shtatë ndeshjeve të para, është në radhë në aksion në Brentford më 16 tetor.

Lukaku fillimisht është kthyer në Belgjikë në vend të klubit të tij për t’iu nënshtruar trajtimit mjekësor.

“Është një mbingarkesë. Ai nuk u ndje 100 për qind për të luajtur ndeshjen e ardhshme. Është dhimbje në indet e tij,” tha Martinez për golashënuesin rekord të Belgjikës në një konferencë shtypi para ndeshjes të së dielës.

“Çdo vendim i marrë përfshin të dy departamentet mjekësore së bashku për të mirën e lojtarit”, është shprehur Martinez.

Lukaku u bashkua me Chelsean në verë për një rekord klubi prej 97.5 milionë funte nga Interi dhe që atëherë ka shënuar katër gola në nëntë paraqitje në të gjitha garat për skuadrën e Thomas Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat