Abraham: Roma ishte zgjedhja e duhur

Futboll

Abraham: Roma ishte zgjedhja e duhur

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 16:00
Abraham: Roma ishte zgjedhja e duhur

Performca e Tammy Abraham në ekipin kombëtar ishte perfekt dje. Ekipi anglez fitoi 0-5 në transfertë ndaj Andorras dhe golin e 3 e realizoi sulmuesi i Romës.

Në fund të ndeshjes kundër Andorrës, sulmuesi foli për mikrofonat e ITV Football:

“Ishte një mbrëmje e mirë për mua dhe për ekipin, ne e dinim që do të ishte e vështirë, por ne duhej të qëndronim të fokusuar. Për fat shënuam herët, e dinim se do të krijonim raste dhe gjërat që bëmë ishin pozitive.

Qellimi? Sancho më kishte thënë në gjysmë kohe se do të përpiqej në të djathtë për të më gjetur në zonë, unë duhej të isha gati. Zgjodha Romën dhe qartë doli që ishte zgjedhja e duhur.

Shpresoj se ky është vetëm fillimi, do të vazhdoj. Kupa e Botës 2022? Sigurisht që u zhgënjeva kur u përjashtova nga skuadra për Kampionatin Evropian verën e kaluar, por tani unë luaj çdo javë dhe mund të vazhdoj të përmirësohem. Vështirë të qëndrosh në këtë skuadër, por shpresoj të jem atje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat