Juventusi do të mundohet ta transferojë Bernardo Silvan

Futboll

Juventusi do të mundohet ta transferojë Bernardo Silvan

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 16:03
Juventusi do të mundohet ta transferojë Bernardo Silvan

“Bianconeri” do të mundohen ta transferojnë në janar futbollistin ofanziv të Manchester Cityt, largimin e së cilit e ka paralajmëruar edhe trajneri Pep Guardiola

Juventusi do të mundohet ta transferojë Bernardo Silvan në janar.

Lajmin e ka bërë të ditur portali italian “Calciomercato”.

Gjiganti italian do të tentojë ta marrë në formë huazimi 27 vjeçarin, përcjell “Gazeta Express”.

E më pas, ta blejë përfundimisht kartonin e tij në verën e vitit që vjen.

Trajneri Pep Guardiola tashmë e ka bërë të ditur se Bernardo Silva mund të largohet nga City.

Futbollisti i krahut të djathtë ka kontratë me Cityn deri në vitin 2025.

Por, kjo nuk nënkupton se ai nuk mund të largohet qysh nga afati i ardhshëm kalimtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat