Arsenali ka gati ofertën

Futboll

Arsenali ka gati ofertën

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 18:29
Arsenali ka gati ofertën

Arsenali raportohet se ka gati ofertën për Noa Lang, i cili shihet si zëvendësues i Alexandre Lacazettes.

Lacazette raportohet se nuk është i interesuar të qëndrojë te Arsenali, pavarësisht se i është ofruar një kontratë e re, sipas “The Sun”.

30-vjeçari mund të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi kontrata e tij me “Topçinjtë” skadon më 30 qershor të vitit 2022.

“The Sun” gjithashtu ka shkruar se klubi londinez është i gatshëm të tentojë transferimin e Lang në janar, duke i ofruar Club Brugge 25 milionë funte.

22-vjeçari shquhet për aftësinë e tij për të luajtur si sulmues qendre, i krahut të djathtë dhe të majtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat