Shtyhen dy ndeshje të fundjavës

Futboll

Shtyhen dy ndeshje të fundjavës

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 13:34
Shtyhen dy ndeshje të fundjavës

Shtyrje dhe polemika. Këtë fundjavë, në LaLiga, do të luhet 8 ndeshje dhe jo 10, ekzaktësisht si një muaj më parë, në momentin e pauzës së parë të kombëtareve. LaLiga vendosi të shtyjë Granada-Atletico Madrid dhe Real Madrid – Athletic Bilbao, çka ka gjeneruar irritimin e Federatës së Futbollit.

LaLiga e ka konsideruar të drejtë vendimin për të shtyrë ndeshjet e skuadrave që kanë lojtarë amerikano-jugorë, të impenjuar me kombëtaret respektive, ndërsa Federata është e shqetësuar për ngjeshjen e kalendarit dhe nuk e konsideron numrin e mungesave si të mjaftueshëm për të justifikuar shtyrjen. Një muaj më parë u shtynë Villareal – Alaves dhe Sevilla-Barcelona, dy sfida që ende nuk kanë gjetur një datë.

Spanja në këtë mënyrë shkon kundër tendencës duke zgjedhur shyrjen, por, për të thënë të vërtetën, humbja e lojtarëve për skuadrat është e vogël, në rastin e Barcelonës mungon një lojtar, deri te maksimumi 3 për Sevillan, dhe në shumë raste skuadrave u mungojnë dy lojtarë, diçka e vogël po të kihet parasysh se bëhet fjalë për organika prej 25 lojtarësh.

Paradoksi ndërkohë është se në një kalendar të ndryshuar, Reali dhe Atletico e Madridit kalojnë plot 3 javë pa luajtur ndeshje në kampionat. Atletico ka luajtur për herë të fundit në 2 tetor, ndërsa Reali një ditë më pas. Skuadrat e kryeqytetit do të rikthehen në fushë në LaLiga 24 tetorin e ardhshëm. Më pak fjalë, situata e krijuar është vërtetë kaotike.

Federata, që ka mbështetjen e FIFA-s dhe UEFA-s, e ka apeluar vendimin e Ligës, por Këshilli Superior i Sportit preferoi ta lërë në fuqi, duke u dhënë të drejtë organizatorëve të turneut.

Për të rikuperuar 4 ndeshjet që janë shtyrë, është duke u menduar data 15 dhjetor, kur ka një raund të Kupës së Mbretit dhe ku jo të gjitha 8 skuadrat në fjalë janë të impenjuara, ose 22 dhjetori, datë që do të reduktonte ndjeshëm pushimet e futbollistëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat