PSG me mungesa të mëdha

Futboll

PSG me mungesa të mëdha

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 18:52
PSG me mungesa të mëdha

PSG dhe Angers do të hapin xhiron e 10-të të Ligue 1 sonte.

PSG e cila është lider i tabelës me 24 pikë të mbledhura, duke fituar tetë dhe humbur një, e pret në shtëpi skuadrën e Angers e cila pozicionohet e katërta në tabelë me 16 pikë të mbledhura.

Skuadra e parisienëve do të jetë me mungesa jashtëzakonisht të mëdha në sfidën e sotme, duke i humbur shtatë futbollistë.

Treshja argjentinase, Lionel Messi, Angel di Maria, dhe Leandro Paredes do të humbasin këtë sfidë për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare të zhvilluara së fundi në ‘Comnebol’, gjersa për të njëjtën arsye do të mungojnë edhe dyshja tjetër e amerikano-jugorëve, ata të Brazilit si Neymar dhe Marquinhos.

Dy lojtarët tjerë që do të humbasin këtë sfidë janë Kaylor Navas dhe Sergio Ramos të cilët janë të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat