Bundesliga gjermane, ja ndeshjet e sotme

Futboll

Bundesliga gjermane, ja ndeshjet e sotme

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 11:33
Ilustrim

Bundesliga gjermane do të vazhdojë sot, ku në kuadër të xhiros së tetë të sezonit të ri 2021/22 do të kemi disa ndeshje interesante.

Ndeshja hapëse e programit të sotëm do të jetë ajo mes Borussia Dortmund dhe skuadrës së Mainz.

Po ashtu, ndeshje sot do të zhvillojë edhe skuadra e RB Leipzig, e cila do të jetë mysafire e Freiburgut në stadiumin “Europa-Park”.

Pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara, tabelën e kryeson gjigandi Bayern Munich me 16 pikë, aq sa ka edhe Bayer Leverkusen në pozitën e dytë. Dortmund dhe Freiburg zënë pozitat tre dhe katër në kuotën e njëjtë të pikëve, gjithsej 15 sosh.

Në anën tjetër, Arminia Bielefeld dhe Bochum me katër pikë, dhe Greuther Furth me vetëm një pikë gjenden në fundin e tabelës në Bundesligën gjermane.

Programin e plotë të ndeshjeve në Bundesligën gjermane e gjeni më poshtë.

15:30 Borussia Dortmund – Mainz (Stadiumi Signal Iduna Park)

15:30 Eintracht Frankfurt – Hertha Berlin (Stadiumi Deutsche Bank Park)

15:30 Freiburg – RB Leipzig (Stadiumi Europa-Park)

15:30 Greuther Furth – Bochum (Stadiumi Sportpark Ronhof Thomas Sommer)

15:30 Union Berlin – Wolfsburg (Stadiumi An der Alten Försterei)

18:30 Borussia Monchengladbach – Stuttgart (Stadiumi Borussia-Park).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat