Laçi humbet një lojtar

Futboll

Laçi humbet një lojtar

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 14:41
Laçi humbet një lojtar

Laçi është duke u përballur kundër Egnatias atje ku pjesa e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura.

Kurbinasit ishin shumë pranë avantazhit me anë të Guindo, por gjuajtja e sulmuesit do të pritej nga Puja, që reagoi në mënyrë fantastike për të evituar golin.

Humbja më e madhe për Laçin është Zarubica. Ky i fundit ishte një gjetje e madhe e kurbinasve në merkato, ndërsa ka lënë takimin pak minuta para mbylljes së pjesës së parë dhe gjendja dukej vërtet shqetësuese.

I ndihmuar nga stafi mjekësor, Zarubica ka dalë nga fusha dhe nuk mund të ecte dot normalisht. Nga krahu tjetër këtë sfidë po e ndjek edhe presidenti i FSHF, Armand Duka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat