Haaland është një makinë e vërtetë

Futboll

Haaland është një makinë e vërtetë

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 12:12
Haaland është një makinë e vërtetë

Nuk mund të jetë njerëzor! Erling Haaland është një makinë e vërtetë e pandalshme golash.

Sulmuesi i Borussia Dortmund  është kthyer të ndihmojë skuadrën e tij  pas dëmtimit që nuk e ka lejuar të grumbullohet as me Norvegjinë për ndeshjet kualifikuese për Katar 2022.

Norvegjezi nuk ka humbur kohë dhe në rastin e parë është kthyer të bëjë atë që bën më mirë: të shënojë gola.

Ish-sulmuesi i Salzburg-ut ka qenë protagonist me dy gola në fitoren 3-1 të verdhezinjve kundër Mainz-it. Dy gola që e kanë ndihmuar të arrijë një shifër aspak normale.

Haaland, në fakt,  falë dygolëshit të së shtunës ka arritur në 70 gola të shënuar në të gjitha kompeticionet me fanellën e Borussia Dortmund.

Por e dhëna që bën më shumë përshtypje është ajo që ka të bëjë me numrin e ndeshjeve të luajtura, që janë më pak se golat e shënuar.

Janë vetëm 68 takimet në të cilët Haaland ka arritur të kapë shifrën e frikshme.

Numra me të vërtetë të rëndësishëm për një nga lojtarët më të fortë të botës së futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat