Reguilon: Isha nervoz, pashë tifozin e shtrirë

Futboll

Reguilon: Isha nervoz, pashë tifozin e shtrirë

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 22:19
Reguilon: Isha nervoz, pashë tifozin e shtrirë

Mbrojtësi Sergio Reguilon ka folur për rastin e ndodhur gjatë ndeshjes Newcastle United – Tottenham.

Spurs fituan me rezultat të ngushtë 2 – 3, por ndeshja u ndërpre për disa minuta gjatë pjesës së parë.

E tëra ndodhi kur një tifoz ra pa ndjenja në tribunë dhe pastaj spanjolli shkoi te arbitri për t’i thënë ndale lojën, derisa Eric Dier vrapoi shpejtë te stafi mjekësorë.

Pas ndeshjes, Reguilon ka zbuluar se ishin tifozët që ia bënë me dije që një tifoz ishte në rrezik për jetë.

“Tifozët thoshin: ‘Ndaluni, ndaluni’. E pashë tifozin të shtrirë në tokë dhe tjetri i jepte frymëmarrje, isha shumë nervozë”.

“Shkoi te arbitri dhe i thashë nuk mund të vazhdojmë, ndale lojën”, deklaroi ai pas ndeshjes.

Ndërkohë, Newcastle pastaj bëri me dije se tifozi është jashtë rrezikut për jetë dhe që është dërguar në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat