Juve me disa mungesa

Futboll

Juve me disa mungesa

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 11:02
Juve me disa mungesa

Masimiliano Allegri niset pa frikë drejt Rusisë, duke parë edhe rikthimin e rëndësishme të Juventusit në muajin e fundit.

Juve luan kundër Zenitit.

Lidhur me zgjedhjet në formacionin e sotëm, trajneri i Juventusit jep disa indicie: “De Ligt është rikuperuar plotësisht dhe do të luajë nga minuta e parë së bashku me Bonuçin.

Nuk do ta rrezikoja kurrë Matajsin nëse nuk do të ishte gati, pasi Rugani ishte në dispozicion. Po Arturi e Morata si janë? Ju doni të gërmoni, por po ju shtoj se përveç De Ligtit e Bonuçit, dy emra të tjerë të sigurt për minutën e parë janë edhe Morata dhe Shezni. Për të tjerët nuk di çfarë të them, se nuk kam vendosur. Ah po, edhe Sandro mund të jetë nga minuta e parë, por e rëndësishme është që kemi rikuperuar mjaft lojtarë.

Nëse doni, po ju them se edhe Dibala po punon shumë mirë dhe mund ta them me siguri se do të jetë në fushë kundër Interit, – vazhdoi Alegri, i cili lidhur me rikthimin e fortë të Juves nënvizoi.

 Më vjen të qesh kur thonë se po shihet skuadra e Alegrit. Unë stërvis Juven dhe lojtarët fantastikë që më ka vënë në dispozicion klubi. Detyra ime është që t’i stërvis dhe t’i bëj ata që të jenë gjithmonë gati për të luftuar për këtë fanellë”, përfundoi trajneri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat