Newcastle zyrtarizon largimin e Steve Bruce

Futboll

Newcastle zyrtarizon largimin e Steve Bruce

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 11:50
Newcastle zyrtarizon largimin e Steve Bruce

Klubi i Newcastle ka zyrtarizuar largimin e Steve Bruce nga pozita e tij si trajner.

Steve Bruce është larguar si trajner i Newcastle United, me pronarët e rinj që më në fund po bëjnë një ndryshim i cili ishte parashikuar që kur ata morën kontrollin.

Deklarata e klubit

“Newcastle United mund të konfirmojë që Steve Bruce ka lënë pozicionin e tij si trajner me pëlqimin e ndërsjellë.

“Procesi i rekrutimit të një trajneri të ri është duke u zhvilluar dhe një takim do të shpallet në kohën e duhur.”

Bruce pritet të marrë rreth 8 milionë funte kompensim, për shkak të një klauzole në kontratën e tij trevjeçare me Newcastle“, shkruan Insporti.

Ndryshe, 60-vjeçari bëhet trajneri i dytë i Premier League ndan rrugët ne ekipin këtë sezon, pas Watford që ndau rrugët me Xisco Munoz dhe e zëvendësoi atë me Claudio Ranieri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat