Sahin e ka të pamundur të përballojë dy poste

Futboll

Sahin e ka të pamundur të përballojë dy poste

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 13:12
Sahin e ka të pamundur të përballojë dy poste

Nuri Sahin e ka të pamundur të përballojë dy poste njëkohësisht atë të lojtarit dhe rolin e ri të trajnerit kështu që ka vendosur të tërhiqet zyrtarisht nga futbolli i luajtur.

Ish mesfushori i Realit të Madridit dhe Borussias së Dortmundit i cili prej një sezoni e gjysmë është pjesë e Antalyaspor dhe prej 2 javësh trajner i parë i klubit nga qyteti bregdetar i Antalyas në Superligën turke, ka marrë vendimin e papritur për të varur këpucët në gozhdë edhe pse te Antalyaspor ka qenë një titullar fiks gjatë kësaj periudhe.

Ka qenë vetë lojtari me një postim në rrjetet sociale që ka bërë publik vendimin për t’u tërhequr nga futbolli i luajtur.

“Jam rritur duke luajtur futboll, dhe kam përjetuar emocione të mëdha gjatë kësaj periudhe. Tashmë më vjen në derë një mundësi kaq e madhe siç është ajo e trajnerit dhe dua ta ndaja me ju. Po e mbyll me futbollin e luajtur për t’iu përkushtuar postit të trajnerit”, shkruan Nuri Sahin në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat