Spalletti kërcënon Legian e shqiptarëve

Futboll

Spalletti kërcënon Legian e shqiptarëve

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 18:31
Spalletti kërcënon Legian e shqiptarëve

Me vetëm një pikë në dy ndeshjet e fazës së grupeve, Napoli rrezikon të eliminohet nga Europa League, teksa nesër në mbrëmje luan një ndeshje vendimtare ndaj polakëve të Legias së Varshavës, të cilët në mënyrë të befasishme e shohin veten në krye me 6 pikë të plota.

Çdo rezultat tjetër përveç fitores, do të komplikonte rrugëtimin e skuadrës napolitane dhe këtë e di mirë Luciano Spalletti, që nuk ka ndërmend të bëjë ndryshime dhe do të hedhë në fushë më të mirët përballë polakëve.

“Mua nuk më pëlqen të flas për “turn over”, pasi të gjithë futbollistët janë njësoj, Përderisa luajnë te Napoli, janë gati të japin kontributin e tyre, ndaj kundër Legias do të zbresin në fushë ata që janë në formën më të mirë, sepse na duhet patjetër fitorja”, deklaroi tekniku Spalletti.

Vlen të theksohet se te Legia e Varshjavës bëjnë pjesë edhe tre futtollistë shqiptarë, si Jurgen Çelhaka e Ernest Muçi të kombëtares shqiptare dhe Lirim Kastrati i përfaqësueses së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat