Reagon aktorja që u fut mes çiftit

Futboll

Reagon aktorja që u fut mes çiftit

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 11:11
Reagon aktorja që u fut mes çiftit

Telenovelës Mauro Icardi-Wanda Nara-China Suarez i shtohet një episod i ri. Së fundmi ka qenë vetë aktorja argjentinase që ka folur duke sulmuar pikërisht sulmuesin e Paris Saint Germain të cilin e ka cilësuar si një gënjeshtar ndërkohë që është shprehur se të gjitha ofendimet e kësaj çështjeje kanë shkuar për të.

Nëpërmjet një letre të publikuar në rrjetet sociale China Suarez ka zbuluar pikërisht disa nga gënjeshtrat me të cilat e ka bërë për vete Icardi. Aktorja argjentinase ka nxjerrë fakte të reja rreth kësaj telenovela duke akuzuar Mauriton.

“Unë dukem si e keqja e gjithë kësaj historie që është një histori e manipuluar në mënyrën sesi u intereson disa të tjerëve. Çmimin për të ruajtur imazhin e një familjeje të lumtur po e paguaj unë, jo burri që është i treguar i pabesë dhe ka bërë një gabim.

Kam pasur lidhje me burra duke besuar të gjitha ato që ata më ka thënë. Që kanë qenë të ndarë ose kanë qenë duke u ndarë”, shkruan ndër të tjera China Suarez e cila ja kaluar topin tashmë Mauro Icardit duke bërë atë përgjegjësin kryesor për të gjithë këtë situatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat