Fushë Kosova me trajner të ri 

Futboll

Fushë Kosova me trajner të ri 

Nga: K.G. Më: 22 tetor 2021 Në ora: 11:50
Fushë Kosova me trajner të ri 

Anëtari i Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi A, Fushë Kosova nuk ka vonuar as 24 orë dhe emëron kryetrajnerin e ri. Synimi i Fushë Kosovës është pjesa e lartë e tabelës.  

“Burim Shalës i besohet timoni i skuadrës.

Kemi kënaqësinë të iu informojmë se, pas bisedave që kishim me Burim Shalën dhe pas dakordimit me kryesinë e klubit tonë,   unanimisht ia besuam detyrën e trajnerit Burim Shalës. 

Burimi njihet si një lojtar shumëvjeçar i klubit tonë dhe gëzon një karrierë mjaft të gjatë dhe te ndritur. Njëkohësisht

Burimi ka qenë  kapiten i klubit për disa vite me radhë.

Sot ne ambientet e klubit dhe në prani të lojtareve dhe kryesisë, Burimi bëri prezantimin e vizionit të tij e gjithashtu e bëri prezantimin edhe të ekipit të tij. 

Ne i jemi falënderues Burimit dhe do të jemi fuqishëm përkrah tij në rrugën e tij përpara”, njofton Fushë Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat