Rooney kërkon ish kapitenin e Arsenalit

Futboll

Rooney kërkon ish kapitenin e Arsenalit

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 19:02
Rooney kërkon ish kapitenin e Arsenalit

Jack Wilshere vetëm 28 vjeç, vijon të jetë pa skuadër.

Mesfushori anglez i cili nuk diskutohet për vlerat sportive, por për shkak të dëmtimeve të shpeshta, deklaroi se është gati për një aventurë të re në janar madje tha edhe emrin e ekipit.

Derby County që drejtohet nga Rooney sipas lojtarit e ka kërkuar në verë, por e refuzoi ndërsa tani është gati të nisë një aventurë të re me ta në përpjekjet për t’u rikthyer në fushë si lojtar profesionist.

Wilshere është parë duke u stërvitur me Comon dhe Arsenalin këto muaj derisa të gjejë zyrtarisht edhe ekipin e tij të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat