Një tjetër mundësi e madhe për Brojën

Futboll

Një tjetër mundësi e madhe për Brojën

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 11:03
Një tjetër mundësi e madhe për Brojën

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja ka edhe sot mundësinë të shkëlqejë në ndeshjen e Southampton ndaj Burnley.

Southampton mori fitoren e tyre të parë të sezonit javën e kaluar ndaj Leeds United, me golin e Brojës.

Me golin ndaj Leedsit, Broja u bë futbollisti i parë i Kombëtares shqiptare që shënon në elitën e futbollit anglez.

Ndryshe, reprezentuesi shqiptar është i huazuar tek Southampton nga Chelsea.

Ndeshja mes dy skuadrave zhvillohet në ora 16:00.

Ja formacionet e mundshme.

Southampton: McCarthy, Livramento, Bednarek, Salisu, Perraud; Elyounoussi, Romeu, Diallo, S Armstrong; Redmond, Broja

Burnley: Pope, Lowton, Mee, Tarkowski, Taylor; Cornet, Westwood, Cork, McNeil; Barnes, Wood.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat