Munishi i gëzuar për golin e Krasniqit

Futboll

Munishi i gëzuar për golin e Krasniqit

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 15:45
Munishi i gëzuar për golin e Krasniqit

Janë mbyllur takimet e sotme që u zhvilluan në kuadër të javës së 11’të të Superligës së Kosovës, shkruan Insporti.

Gjilani priti në shtëpi Feronikelit ka mbyllur takimin me rezultat 1-0, me golin e Blerim Krasniqit.

Pas ndeshjes, ka folur trajneri Ismet Munishi, i cili tha se gjithçka shkoi mirë.

“Ishte ndeshja më e mirë e luajtur nga Gjilani deri më sot, me angazhim dhe vetëbesim të madh, me lojë të bukur. Më gëzon fakti që Krasniqi shënoi gol sepse ka dhënë kontribut të madh.

Dha gol të bukur dhe gjithçka shkoi mirë. Patëm shumë mungesa, Kastrati, Musolli, Prekazi, Veliu, por duhet të vazhdojmë tutje, duhet të shohim para”, theksoi Munishi pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat