Biletat për ndeshjen Angli-Shqipëri

Futboll

Biletat për ndeshjen Angli-Shqipëri

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 22:20
Biletat për ndeshjen Angli-Shqipëri

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen Angli-Shqipëri, që do të luhet më datën 12 nëntor 2021, ora 20:45 në stadiumin “Wembley” të Londrës, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se shitja e biletave online do të nisë të shtunën (23 tetor 2021) dhe mund t’i gjeni në faqen zyrtare të FSHF-së.

 

Gjithashtu, po në këtë link do të mund të gjeni edhe oferta speciale të përgatitura nga FSHF për tifozët tanë, ku me blerjen e një bilete ju mund të përfitoni me një çmim okazion edhe një bluzë të kombëtares shqiptare.

Ndërkohë, në ditët në vazhdim FSHF do të udhëzojë tifozët përmes njoftimeve në kanalet zyrtare të komunikimit në faqen zyrtare dhe median sociale për mënyrën se si do të vijohet me shitjen e biletave fizike në dyqanin e FSHF-së në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat