Ibrahimoviç ka lindur për të thyer rekorde

Futboll

Ibrahimoviç ka lindur për të thyer rekorde

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 10:48
Zlatan Ibrahimoviç

Zlatan Ibrahimoviç luajti mbrëm kundër Bologna një ndeshje që sdo e harrojë lehtë. Në këtë ndeshje Ibra i bëri të gjitha, shënoi gol, asistoi për shokun e skuadrës, por edhe autogol, në këtë rast duke shënuar në portën e tij.

Rekordet janë bërë për t’u thyer dhe Ibrahimoviç këtë e di shumë mirë. Me golin e shënuar ndaj Bolognas ai u bë lojatri i 4-t më i vjetër  që ka shënuar në Seria A.

Vetëm 40 vjeç e 23 ditë është lojtari që arrinë të shënojë në kampionatin italian, duke treguar se mosha për sulmuesin suedez është thjeshtë një numër.

Futbollisti që mban rekordin është Alessandro Costacurta, i cili ishte 41 vjeç e 25 ditë kur realizoi një penallti në humbjen 3-2 të Milanit në shtëpi ndaj Udineses.

Pas tij është legjendari Silvio Piola që gjeti rrugën e rrjetën në moshën 40 vjeç e 131 ditë.

I treti është Pietro Vierchowod që arriti të shënojë gol në moshën 40 vjeç e 47 ditë.

I katërti është pikërisht Ibra që shënoi gol ndaj Bolognas mosha e të cilit është 40 vjeç e 23 ditë. Me formën që sulmuesi suedez ka treguar pavarësisht moshës, pas një viti mund të rrëmbejë vendin e parë, nëse vazhdon të luajë në këtë nivelë në Seria A. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat