Shkëmbi: Pas çdo ndeshje ka brigadier e kuzhinier

Futboll

Shkëmbi: Pas çdo ndeshje ka brigadier e kuzhinier

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 19:13
Shkëmbi: Pas çdo ndeshje ka brigadier e kuzhinier

Fitorja e Dinamos ndaj Skënderbeut i ka dhënë frymëmarrje trajnerit Blendi Shkëmbi dhe ka shuar zërat që nisën të qarkullonin pas disfatës me Vllazninë duke e vënë në diskutim. Në “SuperSport”, pas duelit me Skënderbeun, ai theksoi se ekipi kishte bërë punën e tij, ndërsa nuk shqetësohej nga këto zëra pasi ishte mësuar me një karrierë të gjatë në futboll.

“Statistikat janë në favorin tim ndaj Skënderbeut, më vjen keq, por tani jam trajner dhe dua të fitoj gjithmonë.

Pas atij rezultati jo të mirë, është normale që skuadra të kalojë një moment të vështirë. Por jemi munduar të gjithë bashkë me ekipin me djemtë, duke pasur besim, të ndryshojmë situatën edhe pse në ato ndeshje ishte rezultat i thellë por nuk e pashë të zezë sa shumica. U munduam të rregullonim përqendrimin dhe kjo është ajo që më pëlqeu më shumë.

Edhe pse nuk më pëlqen të flas për këtë, kemi dy  javë me probleme, me lojtarë jo në 100%. Sot ishte dita e Haxhiut, sot në mëngjes u vendos që të luante, ishte e detyruar dhe sot në mëngjes u vendos që të luante mbrojtës dhe bëri një ndeshje shumë të mirë.

Bardhi dhe Mihana nuk kanë qenë ashtu siç pritej por ne i kemi dhënë besim vazhdimisht. Po e quaj ndeshje pozitive për të dy. Duke i dhënë besim do të jenë lojtarët që do të bëjnë diferencën në fazën sulmuese, sidomos në rastet një kundër një.

Çinedu e ka gjithmonë Ibraimin afër, personalisht mendoj se nuk është problem taktik. Në ato momente na dha Skuka më shumë thellësi, bëri mirë detyrat. Pastaj kur shënon gol thuhet se është vendim i mirë. Por në ndeshjet e ardhshme të shohim se mund të ndodhë.

Ne ishim të kujdesshëm se në çdo ndeshje kemi pësuar gola dhe ajo që kemi folur me ekipin është që duhet të ndryshojmë diçka. Mendoj se kemi cilësi në sulm, e shoh ekipin në stërvitje dhe kur e thashë që ishim më të përgjegjshëm sot. Të gjithë lojtarët, sidomos në luftën një kundër një, bënë maksimumin dhe përqendrimi ishte ai që solli që nuk pësuam gol sot.

Pas çdo humbje ka ekspert, brigadier, kuzhinier, që vënë trajnerin në diskutim. Ka studio që të nxjerrin me pikë të kuqe. Kam vite në futboll dhe di situatën kur fiton e kur humb. Por sot treguam atë që kemi, do të vazhdojmë të bëjmë më të mirën që duhet”, tha Shkëmbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat