Messi përjeton sezonin me të dobët

Futboll

Messi përjeton sezonin me të dobët

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 18:33
Lionel Messi

Ylli i PSG-së, Lionel Messi është duke kaluar startin më të dobët në ligë që 16 vite pas barazimit nga Marseille në Ligue 1.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë mbeti i zemëruar me “Parisienët” që lëshuan pikë për herë të dytë këtë sezon, kurse një aksion i nisur nga Messi u ndalua pasi një tifoz hyri në fushë.

Argjentinasi ka shënuar tre gola në tre ndeshje për PSG-në në Ligën e Kampionëve, por është pa gol dhe asistim në katër ndeshje në Ligue 1.

Duke pasur katër përpjekje, Messi është duke kaluar startin me të dobët që nga sezoni 2005-06, kur ishte vetëm 18-vjeç.

Iu nevojiten Messit gjashtë ndeshje para se të shënoi golin e parë në La Liga gjatë sezonit 2005-06 dhe e mbylli atë sezon me gjashtë gola në 17 paraqitje, ngase dy muajt e fundit pësoi lëndim muskulor.

Messi mund të shpëtojë nga kjo vuajtje të premten e ardhshme, në rast që shënon kundër kampionit momental të Francës, Lille në “Parkun e Princave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat