Superkupa Inter-Juventus do të luhet në Itali?

Futboll

Superkupa Inter-Juventus do të luhet në Itali?

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 11:37
Superkupa Inter-Juventus do të luhet në Itali?

Superkupa e Italisë, Inter-Juventus do të luhet më 5 janar 2022 në stadiumin “Giuseppe Meazza”.

Bie poshtë mundësia e zhvillimit të finales së Superkupës së Italisë në Arabinë Saudite, teksa Liga e Serisë A ka vendosur që kjo ndeshje të zhvillohet në Milano.

Këtë lajm e ka bërë publike e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, ku raportojnë se Liga e Serisë A ka vendosur që të braktisë Rijadin ku me shumë mundësi në Arabi do të zhvillohet finalja e 2022-2023 duke parë kontratën e nënshkruar.

Mungon vetëm zyrtarizimi, ku pritet të vijë në orët e ardhshme.

Në kalendarin e Serisë A me shumë mundësi do të shtyhen dy ndeshje të javës së 20-të të cilat ishin programuar për tu zhvilluar më 6 janar, Bologna-Inter dhe Juventus-Napoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat