Inter kërkon edhe një tjetër mbrojtës të djathtë

Futboll

Inter kërkon edhe një tjetër mbrojtës të djathtë

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 17:18
Bartosz Bereszynski

Duket se largimi i Hakimit në drejtim të PSG-së ka lënë shenja të mëdha te Interi, duke bërë që klubi ‘zikaltër’ të mendoj edhe për një mbrojtës tjetër të djathtë, pas ardhjes së holandezit Dumfries gjatë verës.

Interi ka identifikuar mbrojtësin e djathtë të Sampdoria, Bartosz Bereszynski si një objektiv transferimi – sipas Calcio Mercato.

Kampionët italianë po kërkojnë të përforcojnë këtë pozicion pasi shohin nënshkrimin e verës, Denzel Dumfries, duke luftuar për t’u përshtatur me jetën në Itali në fillimin e sezonit 2021-22.

Kontrata aktuale e Bereszynskit me Sampdoria do të skadojë në vitin 2023 dhe ai mund të jetë në dispozicion për një tarifë të ulur në janar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat