Dinamo - Kukësi, derbi i javës

Futboll

Dinamo - Kukësi, derbi i javës

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 17:47
Dinamo - Kukësi, derbi i javës

Dinamo dhe Kukësi do të përballen të premten në mbrëmje në “Air Albania”, në atë që do të jetë edhe ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave në Abissnet Superiore, pasi pikërisht në vitin 2012 kryeqytetasit zbritën një kategori më poshtë dhe verilindorët morën vendin e tyre, duke u bërë për herë të parë në histori, pjesë e elitës së futbollit shqiptar.

Kur kanë kaluar plot 9 vite nga ajo kohë, dinamovitët janë rikthyer në elitë sërish dhe tashmë për herë të parë do të përballen mbrëmjen e të premtes në “Air Albania”, ndërsa klubi kryeqytetas ka publikuar edhe çmimet e biletave të stadiumit.

Çmimet:
W102, W103, W104 – 3000 lekë
W101, W107, W105, W106 – 2000 lekë
E… – 1000 lekë
N…, S…, V… – 500 lekë

Dinamo vjen në këtë takim në vendin e pestë me 9 pikë të grumbulluara në 6 javë, ndërsa Kukësi në një formë më të mirë, pasi ndan vendin e dytë me Teutën, me 11 pikë secila.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat