Zbulohet fituesi i Topit të Artë!?

Futboll

Zbulohet fituesi i Topit të Artë!?

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 18:51
Zbulohet fituesi i Topit të Artë!?

Topi i artë ka prodhuar gjithmonë debat mbi fituesin e  mundshëm. Një foto e dalë sot ka bërë namim në rrjetet sociale pasi zbulon emrin e lojtarit që do ta fitojë.

Në foto duket qartë emri i Robert Levandovskit si fituesi për këtë vit i çmimit prestigjioz.

Sulmuesi i Bayern Mynih ka qenë i pandalshëm përgjatë këtyre viteve, duke fituar gjithçka në nivel klubesh, ku bie në sy tripleta e fituar me Bajernin në sezonin 2019-2020. Sezonin e kaluar polaku theu rekordin e Gerd Myler në Bundesligë, duke shënuar 41 gola.

Nuk dihet nëse ky do të jetë rezultati përfundimtar, por nuk është hera e parë që dalin foto mbi këtë ngjarje.

Edhe në 2018-ën disa ditë përpara eventit, u publikua një foto me Luka Modriç në vendin e parë, i cili e fitoi në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat