Leart Paçarada shënon në Kupën e Gjermanisë, me notë 9.0

Futboll

Leart Paçarada shënon në Kupën e Gjermanisë, me notë 9.0

Nga: Kemajl Goca Më: 27 tetor 2021 Në ora: 20:10
Leart Paçarada në super formë, shënon në Kupën e Gjermanisë 

Futbollisti nga Kosova, Leart Paçarada, është në super formë. 

Ai shënon dhe asiston për St. Paulin në Dresden, në ndeshjen e 16-ës së finales së Kupës së Gjermanisë.   

St. Pauli pas 120 minutave ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj SG Dynamo Dresdenit.

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baras (2:2).

Paçarada shënoi në minutën e 63-të duke kaluar në epërsi St. Paulin. 

Paçarada është lojtar i ndeshje, i cili vlerësohet me notën 9.0 nga faqja e specializuar për statistika "Sofascore".  

Për Dynamon shënuan Daferner (66'), Ziereis (74’-autogol) dhe për St. Paulin realizuan Paçarada (63'), Dittgen (72'), Buchtmann (101’).

St. Pauli kualifikohet në të tetën e finales, për të cilën meritë të madhe ka edhe Paçarada me një gol e një asistim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat