Ancelotti ankohet për një penallti

Futboll

Ancelotti ankohet për një penallti

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 11:19
Ancelotti ankohet për një penallti

Trajneri i Realit të Madridit, Carlo Ancelotti, është ankuar pas ndeshjes për gjykimin e takimit.

Ai ka fajësuar gjyqtarin e ndeshjes për një 11- metërsh të padhënë në favor të ekipit të tij. Vinicius është penguar në zonë dhe për Ançelotin është penallti.

Por nuk ka pasur këtë mendim gjyqtari Soto Grado.

“Është një moment i ndërlikuar. Kam Viniciusin t’i kërkojë gjyqtarit të konsultohet me VAR-in.

Ai ka marrë një goditje dhe një gjë e tillë në zonë është penallti.

Nuk e di përse VAR-i nuk ka ndërhyrë”, ka thënë Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat