Humbja e Juves acaron Nedved-in

Futboll

Humbja e Juves acaron Nedved-in

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 11:23
Humbja e Juves acaron Nedved-in

Pavel Nedved është parë në gjendje të tërbuar gjatë ndeshjes Juventus-Sassuolo.

Drejtuesi i Juventusit e ndoqi ndeshjen në tribunë përkrah presidentit Agnelli. Dhe ka pasur edhe momente të tensionit të madh, si në fund kur ai u tërbua, madje duke i thirrur një fjali numrit 1 të Juves, qe ishte ngurtësuar dhe po pinte cigaren i stresuar ne maksimum…

Gjatë gjithë ndeshjes, e cila rezultoi katastrofike për vendasit, ish-furia çeke pushtoi skenën për disa shpërthime ndaj arbitrit për disa zgjedhje jo fort te mira.

Nedved në tribunë filloi të ankohej, i shoqëruar edhe nga presidenti Agnelli. Ky i fundit pas tij ka rrahur vazhdimisht dorën te parvazi, duke treguar më pas dikë në fushë. Në një moment, e humbi durimin: shpërthim zemërimi, gjest bezdisjeje, me gatishmërinë për t’u larguar nga tribuna.

Menjëherë pas kësaj Agnelli kthehet, teksa Nedved bërtet duke treguar me krahun e djathtë për të vënë në dukje dikë apo diçka përsëri.

Presidenti në këtë rast nuk bëri kthesë. Në të kaluarën të dy kishin pasur një divergjencë pikëpamjesh me rastin e Massimiliano Allegrin, ku i pari synonte me Paraticin të ndryshonte trajnerin duke e hequr Max.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat