Kush janë 9 lojtarët që po bindin Conten?

Futboll

Kush janë 9 lojtarët që po bindin Conten?

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 12:43
Kush janë 9 lojtarët që po bindin Conten?

Nëntë lojtarë të Manchester United raportohet se kanë bindur Antonio Conten të pranojë ofertën që të marrë frant e klubit të Premier League, nëse Solskjaer shkarkohet.

Humbja 5-0 e “Djajve të Kuq”  ndaj Liverpoolit të dielën thellon krizën e United që ka marrë vetëm një pikë në katër ndeshet e fundit në Premier League duke u pozicionuar momentalisht në vendin e 7 në tabelë, tetë pikë larg nga Chelsea kryesues, shkruan Albeu.com.

Pavarësisht pretendimeve se tekniku norvegjez është pranë shkarkimi, raportet tregojnë se ai do të jetë patjetër në drejtimin e United për 3 ndeshjet e radhës. Mësohet se ai ka mbështetjes e Ferguson dhe po ashtu ruan mbështetjen e anëtarëve të tjerë të bordit.

Conte i cili  u largua Interi pasi fitoi kampionatin sezonin e kaluar është lidhur ngushtë me stolin e Manchesterit dhe pretendohet se ai kërkon nga skuadra e Premier League nënshkrimin me mbrojtësin e Interit, Stefan De Vrij në janar.

Tani Gazzetta Dello Sport pretendon se Conte i ka dhënë “PO” ofertës së Man Utd, pasi Ronaldo, Pogba, Varane, Telles, Fernandes, Martial, Joshua, Greenwood dhe Rashford e kanë bindur atë ta pranojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat