Newcastle po shikon nga Holanda

Futboll

Newcastle po shikon nga Holanda

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 13:38
Newcastle po shikon nga Holanda

Newcastle po shikon nga Holanda me këmbëngulje.

Pronarët e rinj të klubit anglez po mendojnë seriozisht që Marc Overmars të marrë rolin e drejtorit teknik.

Sipas “De Telegraaf”, drejtuesi aktual i Ajax mund të transferohet në Angli qysh në janar, për të pasur kohë që të ndërtojë një ekip të madh përpara sezonit të ardhshëm.

Përveç Overmars, klubi anglez po e shikon me interes edhe trajnerin Erik Ten Hag. Qëllimi i pronarëve të rinj dhe tejet ambiciozë të Newcastle është rikompozimi i dyshes që ndërtoi Ajax-in këtë sezon.

Trajneri nuk duket i gatshëm të largohet nga Holanda para përfundimit të sezonit. Skenari, i rindërtuar nga gazeta holandeze, parashikon shkuarjen e Overmars në janar dhe pastaj Ten Hag në qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat