Borxhe dhe 40 çështje gjyqësore

Futboll

Borxhe dhe 40 çështje gjyqësore

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 13:08
Borxhe dhe 40 çështje gjyqësore

Wanda Nara dhe Maxi Lopez kanë gjetur një marrëveshje për të zgjidhur çështjet e tyre gjyqësore.

Sipas “TycSports”, avokatja e Wanda Narës, Ana Rosenfeld është shprehur:

“Pavarësisht se kjo çështje është rreptësisht procedurale, sqaroj se zonja ëanda Nara dhe z. Maxi López kanë vendosur t’i japin fund të gjitha kauzave ekzistuese mes tyre, deri më sot”.

Të dy nënshkruan një marrëveshje në të cilën vendosën të mbyllnin 40 çështjet ligjore që kishin në Buenos Aires.

Maxi Lopez do të duhet të vazhdojë të paguajë detyrimin ligjorë për tre fëmijët deri në moshën 21 vjeç, ndërsa borxhet e papaguara janë anashkaluar. Dy palët ndanë edhe pronat në Argjentinë.

Kujtojmë se këto ditë ylli argjentinas i PSG-së dhe modelja argjentinase njëkohësisht agjentja e sulmuesit duket se e kanë kaluar momentin më të vështirë në marrëdhënie, por për një kohë të shkurtët pasi tani kanë konfirmuar se janë sërish bashkë dhe të lumtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat