Barcelona përgatit përjashtimet nga ekipi

Futboll

Barcelona përgatit përjashtimet nga ekipi

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 15:57
Barcelona përgatit përjashtimet nga ekipi

Erë ndryshimesh në shtëpinë e Barcelona-s ku, pas shkarkimit të trajnerit Koeman,  edhe disa lojtarë mund t’i thonë lamtumirë ekipit.

Sipas Sport, klubi katalanas po mendon të bëjë një spastrim për të nisur ciklin e ri.

Lojtarët që rrezikojnëmmë shumë janë Sergio Busquets, Gerard Pique dhe Jordi Alba.

Ndeshja e fundit e humbur kundër Rayo Vallecano ka shtuar dyshimet e Barçës që duket se po mendon të nxjerrë në merkato tre lojtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat