Prishtina përballet me Drenicën

Futboll

Prishtina përballet me Drenicën

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 11:40
Prishtina përballet me Drenicën

Java e 12-të në BKT Superligën e Kosovës ka filluar ditën e djeshme me tri ndeshje.

Ndërkohë sot në program janë edhe dy takime të tjera për tu zhvilluar dhe që pritet të jenë mjaftë interesant.

Padyshim që vëmendja kryesore do të jetë në kryeqytet, ku kampioni në fuqi i Kosovës, Prishtina do të jetë nikoqir i Drenicës.

Kryeqytetasit në këtë takim vijnë pas humbjes 2-0 nga Ballkani, derisa Drenica me të njëjtin rezultat kishte triumfuar ndaj Dukagjinit.

Kujtojmë që kjo është përballja e dytë mes këtyre skuadrave këtë edicion, pasi të parën e kishin fituar kuqezinjtë në Skenderaj me rezultat 2-1.

Takimi mes Prishtinës dhe Drenicës do të fillojë nga ora 13:30.

Ndërkohë 30 minuta para kësaj ndeshje fillon dueli mes Ulpianës dhe Ballkanit që zhvillohet në Lipjan.

Dy skuadrat në këtë takim vijnë pas fitoreve, Ulpiana 1-2 te Malisheva, derisa Ballkani 2-0 përballë Prishtinës.

Qëllimi i dy ekipeve është fitorja dhe kjo bën që takimi në Lipjan pritet të jetë tejet interesant.

Dueli i dy ekipeve në fazën e parë ishte fantastik, me Ballkanin që kishte fituar në frymën e fundit me rezultat 3-2. /Gazeta Olle/

BKT Superliga

E shtunë

Drita – Malisheva 1-0
Dukagjini – Gjilani 1-1
Feronikeli – Llapi 0-2

E diel

13:00 Ulpiana – Ballkani
13:30 Prishtina – Drenica

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat