Ancelotti: Nuk kam asnjë dyshim

Futboll

Ancelotti: Nuk kam asnjë dyshim

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 14:08
Ancelotti: Nuk kam asnjë dyshim

Në barazimin pa gola ndaj Osasunas hyri në fushë në minutën e 69-të, ndërsa përballë Elches, Carlo Ancelotti i dha akoma më pak minuta duke e hedhur në fushë në minutën e 85-të. Eden Hazard po kalon një nga momentet më të vështira në karrierën e tij.

Edhe pse është duke luajtur sezonin e tij të 3-të me Realin e Madridit, belgu nuk po rigjen veten duke u aktivizuar me pikatore dhe po mendon seriozisht largimin nga Los Blancos.

I pyetur mbi çështjen Hazard, trajneri Carlo Ancelotti tha se nuk mban asnjë lojtar pa dëshirë në skuadër, duke i hapur dyert e largimit.

“Asnjëherë në karrierën time si trajner nuk kam detyruar një lojtar të qëndrojë kur ata duan të largohen. Sipas mendimit tim personal, nuk kam asnjë dyshim për këtë”, përfundoi tekniku italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat