Messi mungon në ndeshjen e Champions League

Futboll

Messi mungon në ndeshjen e Champions League

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 18:04
Lionel Messi

Lionel Messi do të mungojë në ndeshjen e së mërkurës në Champions League, ku Paris Saint-Germain do të takohet me Leipzig.

Kjo mungesë ëdhtë për shkak të një lëndimi që e pësoi në ndeshjen kampionale ndaj Lille të premten.

Para ndeshjes së PSG-së kundër Lille të premten në Ligue 1, Messi kishte ndier një shqetësim muskulor. Ai ishte titullar në atë ndeshje, por u detyrua të mos e vazhdojë lojën pas pjesës së parë, duke i lënë vend Mauro Icardit.

34-vjeçari, i cili iu bashkua PSG-së si lojtari i lirë në verë, ndjeu shqetësim muskulor gjatë gjithë pjesës së parë dhe vendosi të mos e vazhdonte ndeshjen në Parc des Princes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat