Malmo-Chelsea, formacionet e mundshme

Futboll

Malmo-Chelsea, formacionet e mundshme

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 11:01
Ilustrim

Ndeshja hapëse e xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në stadiumin “Eleda”, ku skuadra e Malmos e pret në shtëpi kampionin aktual të kësaj gare Chelsean.

Në xhiron e fundit të kësaj gare, Chelsea regjistroi fitore pikërisht kundër Malmos, duke e mposhtur skuadrën suedeze në “Stamford Bridge” me rezultat të thellë 4:0.

Chelsea dhe Malmo gjenden në Grupin H të Ligës së Kampionëve së bashku me dy skuadrat e tjera si ajo e Juventus dhe e Zenit St. Petersburg.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, “Blutë” e Londrës gjenden në vendin e dytë në tabelë me gjithsej gjashtë pikë, tre më pak se lideri Juventus, kurse Malmo zë vendin e fundit në tabelë me asnjë pikë të arkëtuar.

Në ndeshjen e sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku te Malmo nuk do të paraqiten Beijmo, Christiansen, Knudsen dhe Toivonen, kurse te Chelsea do të mungojnë Kovacic, Lukaku dhe Werner.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Malmo FF (3-5-2): Dahlin; Moisander, Ahmedhodzic, Brorsson; Larsson, Rakip, Innocent, Christiansen, Olsson; Birmancevic, Colak

Chelsea (3-4-2-1): Mendy; Azpilicueta, Christensen, Chalobah; James, Jorginho, Loftus-Cheek, Alonso; Mount, Ziyech; Havertz

Grupi H

18:45 Malmo FF – Chelsea (Stadiumi Eleda).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat