Lewa është ende larg dyshes Messi - Ronaldo

Futboll

Lewa është ende larg dyshes Messi - Ronaldo

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 15:06
Lewa është ende larg dyshes Messi - Ronaldo

Robert Lewandowski vijon të thyejë rekorde me prezencat dhe golat e tij. Mbrëmja e së martës përballë Benfikës ishte ndeshja e 100-të për polakun në Ligën e Kampioneve.

Në librin e historisë, Lewa është ende larg dyshes Messi-Ronaldo, por mbrëmja e 2 nëntorit, ishte diçka speciale për sulmuesin e Bayernit. Askush si ai, pasi Lewandowski në ndeshjen ndaj Benficas shënoi një tregolësh, duke çuar numrin total të golave në 81 (me mesatare 0,81 gola për ndeshje) një shifër e jashtëzakonshme, e cila e dërgon 33-vjeçarin mbi të gjithë, madje duke parakaluar Messin  dhe Ronaldon.

Leo Messi, në ndeshjen e tij të 100-të ne Ligën e Kampioneve kishte shënuar 77 gola, ndërsa CR7 më pak, 64 gola.

Sa u përket emrave të tjerë, të cilët kanë prekur këtë numër ndeshjesh, Benzema kishte shënuar 53 gola, Raul 51 dhe Shevchenko 48. Një statistikë mbresëlënëse për Robert Lewandowskin, i cili tashmë kryeson i vetëm, duke treguar edhe një herë tjetër se vijon të jetë një makineri perfekte goli dhe se mosha për të është vetëm një numër.

Sa i përket rekordit, ai kishte mundësi ta thellonte, sepse përballë portugezëve, sulmuesi polak shpërdoroi një penallti, por gjithsesi nuk ndikoi shumë, si në ndeshje apo në aspektin personal. Në këtë sezon, Lewa ka shënuar 12 gola në 10 ndeshje të Bundesligas, 8 gola në 4 takimet e Ligës së kampionëve, ndërsa tani i ka mbetur vetëm të shënojë në Kupën e Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat