Partizani shënon fitore minimale

Futboll

Partizani shënon fitore minimale

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 18:06
Partizani shënon fitore minimale

Partizani arriti të marrë një fitore minimale përballë Besëlidhjes në Kupë, ku ‘’demat’’ iu falën golit me penallti të shënuar nga sulmuesi Stenio Zhunior. Në stolin e të kuqve, në vend të Dajës të skualifikuar ishte zv.trajneri Renaldo Kalari i cili pas ndeshjesh me lezhanjët shprehu optimizëm se situata në vazhdim për Partizanin do të ndryshojë dhe deri në janar të kuqtë do të marrin pikët maksimale.  

‘’Duke marrë parasysh që Kupa ka specifike tjetër nga kampionati, erdhëm për të marrë një fitore që do të na ndihmojë në aspektin psikologjik.

Bëmë dhe disa ndryshime për shkak të ndeshjes në kampionat, bëmë një rotacion me lojtarët. Për vetë specifikën e Kupës, realizuam gjysmën e punës sepse i vlefshëm është kualifikimi. Morëm një fitore, sado minimale sjhpresoj të na ndihmojë të krijojmë vazhdimësi. Por vazhdojmë tek problematika e rasteve të humbura.

Është vetëm fillimi i kampionatit, kanë kaluar 7 javë. Rezultatet janë në disfavorin tonë. Sa i përket aspektit të lojës, i kemi dominuar kundërshtarët në pjesën më të madhe të ndeshjeve. Në kampionat,  për fat të keq i fillojmë ndeshjet në diavantazh, dhe e dyta humbasim shumë. Jemi të bindur që do t’i largohemi vendit të fundit të tabelës për të arritur ato objektivat e Partizanit.

Objektivat: Janari është shumë larg, kemi dhe dy ndeshje nga faza e parë dhe të gjithë fazën e dytë. Do të mundohemi të bëjmë maksimumin për të marrë pikët maksimale deri në janar, ndërsa merkatoja nuk më takon mua por drejtuesve të klubit’’, u shpreh Kalari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat