Ndreu: E dominuam Partizanin

Futboll

Ndreu: E dominuam Partizanin

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 15:59
Ndreu: E dominuam Partizanin

Kastrioti zhvilloi një pjesë të dytë shumë të mirë, por doli pa pikë nga ndeshja me Partizanin, që u mbyll 0-2. Trajneri i ekipit krutan, Ramadan Ndreu foli pas ndeshjes për Supersport, ku ndër të tjera tha:

“Skuadra shkon në fazën e sulmit me kombinacione, ide dhe dëshirë, por nuk kemi lojtarë të shtyjnë topin. E dominuam ndeshjen, por na mungon lojtari i golit.

Nuk jemi në ngërç, kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira, por lojtarët me eksperiencë duhet ta zgjidhin situatën. Greca pati dy mundësi për të pasuar, por kemi lojtarë individualistë.

Kam bërë analizën të kujdesshme, duke thënë që Partizani mund të na dënonte në çdo moment. Ndoshta nuk matemi me nivelin e Partizanit, por do vazhdojmë garën deri në fund.

Merkato? Herët është, problemi është si do shkojmë deri në janar. Ne duam një lojtar të jetë afër portës, Ajazi vrapon. Do e shtyjmë deri në dhjetor, për të marrë më pas 1 apo 2 sulmues.

Prodhojmë lojë, nuk është se nuk prodhojmë. Partizani do ishte pragmatist, dihej. Morëm një gol aksidentalisht, e kishim për detyrë mos t’i jepnim hapësira atyre.

Dy anësorët nuk ishin në ditë të mirë sot, Greca dhe Rami. Jemi paraqitur denjësisht me të gjithë skuadrat”, deklaroi Ndreu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat