Komisioni disiplinor i FFK-së, publikon dënimet

Futboll

Komisioni disiplinor i FFK-së, publikon dënimet

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 15:27
Komisioni disiplinor i FFK-së, publikon dënimet

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 10.11.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 13-të të BKT Superligës dhe xhiros së 12-të të VIVA FRESH Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B si dhe java e 11 e Ligës së Dytë, edicioni 2021-2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

Vendime:

Nd.trajneri i FC”Prishtina”Debatik Curri me nr ID.000624M83. Fyerje dhe ofendime të rënda drejtuar gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani – Prishtina , për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga nd.trajnerit të FC”Prishtina” Debatik Curri . Afati datë 12.11.2021 ora 13:00.

Lojtari i SC”Gjilani” me nr fanele.22 Muhamed Useini dhe nr ID.015539M88. Ndërhyrje e rrezikshme ndaj lojtarit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani-Prishtina. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtari i SC”Gjilani” me nr fanele 22 Muhamed Useini. Afati datë 12.11.2021 ora 13:00.

Lojtari i FC”Drita”me nr fanele 10 Muharrem Jashari dhe nr ID.001049M98 .Ndërhyrje e palejuar si lojtar i fundit duke e mohuar rastin për shënimin e golit, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt . Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ballkani-Drita. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtari i FC ”Drita ” Muharrem Jashari. Afati datë 12.11.2021 ora 13:00.

Lojtari i KF”Drenasi ”me nr fanellë 7 Lirigzon Gjinovci, ID.003654M97. Në minutën 89 ofendon asistentin e dytë dhe lojtarin kundërshtar për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes Drenasi-Onix. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtari i KF ”Drenasi ” Lirigzon Gjinovci . Afati datë 12.11.2021 ora 13:00.

Lojtari i KF “Gjakova “, me nr fanele 14 Shaqir Osmanaj dhe nr ID 003592M03 . Ndëshkim me karton të kuq në minutën 70 (nderhyrje si lojtari i fundit), në ndeshjen e javës së 11 , të Ligës së Dytë, Dardania –
Gjakova zhvilluar më 05.11.2021 në Brestovik. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 I Rregullores
disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “ Rilindja “ me nr fanele 20 Blendi Dedinca dhe nr ID 010238M02 . Ndëshkim me karton të kuq në minutën 90+ (ndërhyrje nga prapa), në ndeshjen e javës se 11 të Ligës së Dytë , Rilindja – Vjosa zhvilluar me 06.11.2021 në Prishtinë . Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 I Rregullores disiplinore;
Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Minatori “ me nr fanele 5 Hyzer Krasniqi dhe nr ID 023697M89. Kërcenim dhe tentimit të sulmit ndaj gjyqtarëve pas ndeshjes së javës së 11 të Ligës së Dytë ,Prizreni – Minatori, zhvilluar me 06.11.2021 në Korishë. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtari i KF ”Minatori ” Hyzer Jashari . Afati datë 12.11.2021 ora 13:00.

Lojtari i KF “Minatori” me nr fanele 4 Arianit Bytyqi dhe nr ID 002803M87. Kërcenim dhe tentimit të sulmit ndaj gjyqtarëve pas ndeshjes së javës së 11 të Ligës së Dytë ,Prizreni – Minatori, zhvilluar me 06.11.2021 në Korishë. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtari i KF ”Minatori” Arianit Bytyqi . Afati datë 12.11.2021 ora 13:00.

Lojtarja e KFF ” Liria ” Anita Musaj me nr fanele 14 dhe nr ID 019665F03 .Në ndeshjen e javës së 9 të Ligës së Parë KFF”Liria ”-KFF” Heroinat” në min 59 shan dhe ofendon bashkelojtaret e veta me zë të lartë ku e degjojnë të gjithë për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Bazuar
në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtarja e KFF ” Liria ” Anita Musaj Afati datë 12.11.2021 ora 13:00.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit
Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 3 (tri) ditësh nga
data e sjelljes së këtij vendimi; datë 10.11.2021, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.Prishtinë, datë 10.11.2021, njofton Komisioni disiplinor; shkalla e parë, kryetar: Metë Çeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat